Kryesore “Malazezët, racë tradhtarësh”, Vulin: E ardhmja e ish-serbëve është në Shqipërinë e...

“Malazezët, racë tradhtarësh”, Vulin: E ardhmja e ish-serbëve është në Shqipërinë e Madhe

Ish-kryespiuni serb, Aleksandër Vulin, ka reaguar ashpër dhe me ofendime pasi kryeministri malazez, Milojko Spajiç, konfirmoi mbështetjen për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë në Kombet e Bashkuara.

Sipas asaj që raportojnë mediat serbe, zëvendëskryeministri i ardhshëm ka kërcënuar qeverinë në Podgoricë, por jo në mënyrë të drejtpërdrejtë.

“E ardhmja e ish-serbëve është Shqipëria e Madhe. Ose ta thuash në gjuhën e rrjedhshme malazeze: ‘Burrat e mëdhenj u bënë frikacakë dhe tradhtarë’”, tha Vulin.

Ai më tej shtoi se “nëse Spajiç vërtet e mbështet rezolutën për Srebrenicën, ai duhet të mbështesë edhe deklaratën e Lidhjes së Prizrenit”.

Sipas Vulin, lufta diplomatike aktuale është për të përcaktuar nëse serbët janë komb gjenocidal ose jo.

Spajiç: E duam Serbinë, por s’heqim dorë nga njohja e Kosovës

“E duam Serbinë, e kemi vend fqinj, por nuk mund të heqim dot dorë nga njohja e Kosovës”. Kështu është shprehur kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç në një intervistë për median gjermane “Berliner Morgenpost”.

Spajiç ka thënë se vendi i tij synon të ketë raporte të mira me Serbinë, por jo duke hequr dorë nga objektivat e veta strategjike.

“Rreth 40 për qind e turistëve janë serbë etnikë. Është shumë me rëndësi për ne të mbajmë raporte të mira me Serbinë. Megjithatë, ne nuk do të heqim dorë nga objektivat tona strategjike, për rrugën tonë evropiane, për anëtarësimin në NATO dhe njohjen e Kosovës. Do të ndihmojmë që Serbia dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor të afrohen më shumë me Evropën”, ka deklaruar Spajiç.