Extra 10 urat e lëvizshme më mahnitëse në botë

10 urat e lëvizshme më mahnitëse në botë

Tower Bridge, Londër, Angli

Teksa qytetet dhe popullsia vijon të rritet, përdorimi i urave jo vetëm përmirëson aksesin dhe infrastrukturën por edhe mundëson kalimin e të gjitha mjeteve të transportit.

Urat janë përgjithësisht të mahnitshme, për shkak se ato padyshim janë një kryevepër arkitekturore, por ato të lëvizshmet janë një nga projektet më unike të realizuara ndonjëherë.

Urat e lëvizshme kanë një funksion të shtuar, ato shfaqin karakteristika të dyfishta të cilat lejojnë kalimin e njerëzve dhe në të njëjtën kohë mund të përdoren për kalimin e mjeteve të ndryshme, përfshirë këtu edhe varkave.

Zakonisht ato fuqizohen nga motorë elektrikë, por në të njëjtën kohë operohen nga njerëzit. Shumica e tyre janë gati të pabesueshme për shkak të transformimit që ato pësojnë teksa u lënë vend mjeteve të tjera pët të kaluar. Secila prej tyre është padyshim unike si në strukturë ashtu edhe në mënyrën se si funksionon, por ato padyshim janë urat më mahnitëse që kemi parë.

10 prej tyre, ato më të bukurat, mund ti gjeni më poshtë dhe i përkasin vendeve të ndryshme të botës.

Tower Bridge, Londër, Angli
The rolling Bridge, Londër
Slauerhoffbrug Bridge, Hollandë
Merchant square, Paddington, Londër
Gateshead Millennium Bridge, Newcastle, Angli
Scale Lane Bridge, Hull
Horn bridge, Gjermani
The Dragon Bridge, Uells
Pont Jacques Chaban-Delmas, Francë
Puente de la Mujer, Argjentinë