Sport 120 vite klub, presidenti shpall “mbretin” e Barcelonës

120 vite klub, presidenti shpall “mbretin” e Barcelonës

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, nuk ka asnjë dyshim që Lionel Messi është lojtari më i madh i të gjitha kohërave. 32-vjeçari mësohet se do të fitojë të gjashtin “Top të Artë” të hënën. Sulmuesi argjentinas është krahasuar shpesh me lojtarët më të mëdhenj ndonjëherë, duke bërë pjesë në sërën e Diego Maradona, Pele dhe Ronaldo. Bartomeu, presidenti i klubit që festoi 120-vjetorin të premten, nuk ka dyshim se ylli i Barcelonës është më i miri, që kanë parë ndonjëherë njereëzit:

“Pa dyshim, Leo Messi është lojtari më i mirë në historinë e futbollit. Ai ka krijuar standardin më të lartë në këtë sport. Ai është një lojtar krejt tjetër, i cili ndryshon dinamikën e një loje dhe krijon momente të jashtëzakonshme. Leo na ka ndihmuar të jemi më globalë dhe, krahasuar me kohërat e tjera, kemi krijuar një epokë shumë të fortë. Ne do të transformohemi nga kjo epokë e ekipit me Messin në të”.