Aktualitet 145 mijë doza Pfizer në Shqipëri, von der Leyen: Nga maji deri...

145 mijë doza Pfizer në Shqipëri, von der Leyen: Nga maji deri në gusht, siç i thashë Ramës

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, me anë të një statusi në rrjetet sociale, konfirmoi lajmin e shpërndarjes së 145 mijë dozave Pfizer për Shqipërinë nga BE-ja.

“Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë Edi Ramës. 145 000 doza vaksinash të financuara nga BE-ja do të jenë në Shqipëri duke nisur nga maji deri në fund të gushtit. Jemi së bashku në këtë betejë”, shkruan Von Der Leyen.

651 000 dozat të vaksinës së Pfizer dhe BioNTech Pfizer për shtetet e Ballkanit financohen nga Komisioni Europian dhe do të ndahen me ndihmën e Austrisë.