Kryesore 2 viktima dhe 74 raste të reja me COVID-19

2 viktima dhe 74 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se kishte kryer 409 testime, nga të cilat 74 raste rezultuan pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Dy viktima u shënuan në 24 orët e fundit sipas autoriteteve shqiptare.

“Në 24 orët e fundit 2 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me COVID-19. Një qytetare 45-vjeçare nga Berati dhe një 82 vjeçar nga Kruja, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht janë 81 pacientë në spital, mes tyre edhe mosha të reja. 7 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 2 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 409 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 74 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 37 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Korçë, Kavajë, nga 2 raste në Fier, Lushnje, Mirditë, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Pukë, Berat, Kamëz, Gjirokastës, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar në 1744 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1213 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës”, bëri me dije Ministria e Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (7 Korrik 2020)

Testime totale 29669

Raste pozitive 3038

Raste të shëruara 1744

Raste Aktive 1213

Humbje jete 81 (Qarku Tiranë 44, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 477

Durrës 221

Shkodër 167

Vlorë 115

Lezhë 63

Fier 49

Korçë 30

Elbasan 25

Kukës 24

Berat 16

Gjirokastër 15

Dibër 11