A e dini se kush është “dajë Semi”? Pse Partia Demokratike dhe ajo Republikane në SHBA morën simbole kafshësh.
Pse zgjedhjet presidenciale i bëjnë gjithnjë të martën dhe në nëntor… dhe kuriozitete të tjera rreth kulturës dhe historisë amerikane
1- “Dajë Semi”
Fraza “Dajë Sem” është njohur zyrtarisht nga Kongresi Amerikan si një simbol i Shteteve të Bashkuara në vitin 1961, por historia e tij i ka rrënjët gati dy shekuj më parë.
Gjatë Luftës në 1812 kundër Britanisë, qeveria zgjodhi si furnizues të ushqimit të ushtrisë, Samuel Wilson, një kasap New York.
Wilson e dërgonte mallin e tij në fuçi druri ku ndodhej mbishkrimi SHBA. Ushtarët duke e ditur se mishi vinte nga Samuel Wilson, filluan ta thërrisnin atë “Dajë Semi”, duke komentuar sa herë vinte ushqimi: “Erdhën pakot e dajë Semit”.
Në vitet që pasuan, karikaturistët filluan të shtrembërojnë imazhin e personazhit origjinal, dhe sot “Dajë Semi” njihet në të gjithë botën për posterin e rekrutimit të James Montgomery Flagg në vitin 1917, por fytyra e kasapit është ende e njohur nga statuja që Xhaxha Sam ka në Masaçusets, vendlindjen e tij.
Si Partia Demokratike dhe ajo Republikane në SHBA morën simbole kafshësh
2- Si Partia Demokratike dhe ajo Republikane në SHBA morën simbole kafshësh
Gomari i Partisë Demokratike dhe elefanti i Partisë Republikane kanë qenë në skenën politike që nga shekulli 19.
Origjina e gomarit të Demokratëve i ka gjurmët e para që nga viti 1828 i fushatës presidenciale të Andrew Jackson. Gjatë garës, kundërshtarët e Jackson e quanin atë “jackass” (gomar). Megjithatë në vend që ta refuzonte etiketimin, Jackson, heroi i luftës së vitit 1812 që më vonë shërbeu në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit amerikan, ishte i kënaqur me këtë emër dhe përfshiu imazhin e kësaj kafshe në posterët e fushatës së tij. Jakscon e mposhti presidentin në detyrë John Quincy Adams dhe shërbeu si presidenti i parë demokrat në Amerikë.
Në vitin 1870, karikaturisti me ndikim politik Thomas Nast ndihmoi popullarizimin e gomarit si simbol i Partisë Demokratike.
Partia Republikane u formua në vitin 1854 dhe 6 vjet më vonë Abraham Lincoln u bë anëtari i parë i zgjedhur i Shtëpisë së Bardhë. Një imazh i një elefanti u shfaq si simbol i Republikanëve në një karikaturë politike dhe një ilustrim në një gazetë gjatë Luftës Civile.
Elefanti nuk u bë simbol i Partisë Republikane deri kur Thomas Nast që është konsideruar babai i karikaturave politike moderne, e përdori atë në një karikaturë për gazetën Harper. E titulluar “Paniku i mandatit të tretë”, vizatimi i Nast u përqesh nga New York Herald, që ishte kritike ndaj mandatit të tretë të Presidentit Ulysses Grant dhe portretizua grupet e interesit si kafshë e ndryshme, përfshi dhe një elefant me etiketën “vota republikane”.
Nast e përdori elefantin për të përfaqësuar republikanët në karikaturat e tjera gjatë vitit 1870.
3- “Arush pelushi” dhe Roosevelti
“Arush pelushi” është sajuar kur Theodore “Teddy” Roosevelt (1858-1919) një ditë kishte refuzuar ta vriste një këlysh të vogël ariu. Kjo ngjarje që ishte raportuar në lajme, e kishte frymëzuar një prodhues lodrash për fëmijë për ta dizajnuar dhe prodhuar arush pelushin.
4- Flamuri i parë amerikan
Flamuri i parë amerikan ishte pak më ndryshe nga ai i sotmi. Ai kishte 13 yje në vend të 50 sa ka sot.
Më 14 qershor të vitit 1777, Kongresi Kontinental miratoi një rezolutë mbi dizenjon e flamurit të Shteteve të Bashkuara. Rezuluta parashikonte një flamur me 13 rripa të kuq dhe të bardhë horizontalë, që përfaqësojnë shtetet e atëhershme të Amerikës. Flamuri do të kishte gjithashtu një fushë blu me 13 yje të bardhë.
Kongresi Kontinental nuk ka lënë shënime se përse i kishte zgjedhur të tilla ngjyrat dhe dizenjon e flamurit. Megjithatë, një letër e Xhorxh Uashingtonit mund ta shpjegojë këtë përzgjedhje.
“Yjet i kemi marrë nga parajsa, të kuqen nga vendi ynë i origjinës, duke e ndarë atë me rripa të bardhë dhe duke treguar kështu se ne jemi shkëputur prej tij. Rripat e bardhë do t’u lihen trashëgim brezave të ardhshëm duke përfaqësuar lirinë”.
Flamuri i Shteteve të Bashkuara është një nga simbolet më të vjetra kombëtare në botë. Vetëm flamurët bazë të Anglisë, Austrisë, Danimarkës, Hollandës dhe Zvicrës janë më të vjetër se ai. 14 qershori, dita kur Kongresi Kontinental miratoi rezolutën mbi dizenjon e flamurit, njihet si Dita e Flamurit amerikan.
5- Marihuana
Marihuana nuk kanë qenë gjithmonë një kulture bujqësore e paligjshme. Në vitet 1800, në Kentaki marihuana ishte një kulturë bujqësore që kultivohej me të madhe.
Në atë kohë marihuana nuk është përdorur për pirje (tymosje), por për fijet e saj, të quajtura kërp, të cilat janë përdorur në anije, për litar, spango, letër dhe kanavacë. Kjo kulturë bujqësore është kultivuar edhe nga vet George Washingtoni.
6- Smith-ët kundër Vietnamit
Gjatë luftës në Vietnam kanë humbur jetën 58.152 ushtarë amerikanë, prej tyre 667 e kanë pasur mbiemrin “Smith”, 557 mbiemrin “Johnson” dhe 406 mbiemrin “William”.
7- Pse të martën, pse në nëntor …
Zgjedhjet presidenciale amerikane gjithmonë janë mbajtur në një të martë, në nëntor, për shkak të motit, korrjeve dhe riteve fetare.
Në kohët kur votuesit udhëtonin me kuaj për në vendvotime, e marta ishte një ditë ideale për shkak se njerëzit të dielën kryenin ritet fetare, të hënën kalëronin deri në qendrën e qarkut të tyre dhe votonin të martën dhe të gjitha këto punë kryheshin para të mërkurës që ishte ditë tregu.
Nëntori ishte i përshtatshëm sepse në këtë muaj përfundonin punët bujqësore vjetore dhe ende moti ishte ende i mirë për të udhëtuar me kuaj dhe karrocë.
8- Flamuri i vjetër
Flamuri aktual i SHBA-së me 50 yje u dizajnua nga një 17 vjeçar si pjesë e një projekti shkolle në vitin 1958. Ai mori notën B-.
9- Liqeni i Madh
Ka mjaftueshëm ujë në Liqenin Superior sa për të mbuluar të gjithë tokën e Amerikës së Veriut dhe Jugut me një lartësi 30 cm.
10- Pica me shumicë
Në Amerikë prodhohet aq shumë picë në ditë sa për të mbuluar 404 mijë metra katrorë.
11- Ushtria e fuqishme
Forca më e madhe ajrore në botë janë Forcat Ajrore Amerikane. Në vend të dytë qëndrojnë përsëri Marina Amerikane dhe Trupat Amerikanë të kombinuar së bashku.
12- Lumenjtë e vjetër
3 nga 5 lumenjtë më të vjetër në botë rrjedhin në Amerikë. Ato janë nga qindra milionë vjet të vjetër.
14- Puna më vdekjeprurëse në Amerikë
Statistikisht, puna më vdekjeprurëse në Amerikë është … të jesh president. Nga 44 persona që kanë mbajtur postin, 4 janë vrarë në krye të detyrës.
15- Një president sipërmarrës
I vetmi president amerikan që kishte një patentë ishte Abraham Lincoln. Patenta e tij vlente për një pajisje që hiqte anijet nga rëra kur ngecnin.
16- Presidenti me të cilin nuk duhet të merresh
I vetmi president ekzekutues ishte Grover Cleveland. Si shefi i Erie County në Nju Jork ai vari një vrasës.
17- Në lavdërimin e pelegrinëve
Një në 10 amerikanë mund të jetë i afërm gjaku me një nga 102 pelegrinët që mbërritën ne bordin Mayflower në vitin 1620. Por ende besohet se këto janë mite për ditën e Falënderimeve.
18- FBI i vëzhgon
1 në 3 amerikanë i kanë gjurmët e gishtave në dosjet e FBI-së.
19- Një komb mirë-bërësish
Sipas Indeksit Botëror të Dhurimit, amerikanët janë njerëzit që kanë më shumë gjasa të ndihmojnë një të huaj.
20- Falenderim për zjarrfikësit
Më shumë se 69% e zjarrfikësve në Amerikë janë vullnetarë
21- Dita e vërtetë e Pavarësisë
Dita që Kongresi votoi për çlirimin nga sundimi britanik ishte 2 korrik 1776.
4 korrik është kur John Hancock vuri firmën e parë për Deklaratën e Pavarësisë.