Aktualitet 26 kg drogë në kovat me bulmet drejt Italisë, 3 në pranga

26 kg drogë në kovat me bulmet drejt Italisë, 3 në pranga

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e llojit çokollatë është sekuestruar nga policia kufitare në portin e Durrësit.

Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit të imtësishëm të një autobusi që po imbarkohej në traget dhe që kryente linjën e Italisë. Menjëherë u vunë në pranga 2 shoferët e mjetit S.S., 59 vjeç dhe Y.K. 49 vjeç si dhe menaxheri i firmës S.D., 31 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë, lënda narkotike u gjet në disa kova me bulmet dhe për këtë arsye u ushtrua një kontroll në të gjithë autobusin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.