Aktualitet 33 kilogramë drogë dhe arsenal armësh në makina, arrestohen 4 persona

33 kilogramë drogë dhe arsenal armësh në makina, arrestohen 4 persona

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fierza 2022” janë arrestuar në flagrancë 4 persona, të cilëve iu gjetën në 2 makinat me të cilat udhëtonin 33 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis e paketuar në qese, 3 armë zjarri ( 1 automatik, 1 mitroloz i lehtë dhe një pistoletë tip Ecol), 900 euro.

Konkretisht janë vënë në pranga të policisë qytetarët:

– B. M., 35 vjeç,  dhe B. M., 32 vjeç, banues në fshatin Koçanaj.

-A. P., 26 vjeç, dhe K. P., 26 vjeç, banues në Fierzë.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e  personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, kryer në bashkëpunim.