Ekonomi 340 milionë euro transferta nga jashtë hynë në llogaritë bankare të individëve...

340 milionë euro transferta nga jashtë hynë në llogaritë bankare të individëve në 2019

milionë euro ose 42 miliardë lekë, transferta nga jashtë hynë në llogaritë bankare të individëve në Shqipëri, vitin e kaluar.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, ky tregues i prurjeve në para nga jashtë vendit ose (remitancat) i sollën ekonomisë shqiptare rreth 1.03 miliardë euro në vitin 2019, me një rritje 5% krahasuar me vitin 2018.

Ndërkohë për shkak të situatës së pandemisë COVID-19, tendenca e këtij treguesi duket të jetë në rënie. Sipas BSH-së, në 6-mujorin e parë 2020 vlera e transfertave ndërkombëtare hyrëse për individët shënoi 19.5 miliardë lekë.

Në këtë shifër përfshihen transfertat personale të emigrantëve për familjet e tyre, por edhe të ardhurat nga puna sezonale apo në distancë jashtë vendit. Por këtu nuk futen remitancat që hyjnë cash.

Remitancat janë burim të ardhurash për rreth 26% të familjeve shqiptare. Sipas vrojtimit të BSH-së, vetëm 7.5% e familjeve që marrin remitanca kanë një llogari bankare.