Kanë kaluar më tepër se dy vite nga koha kur Dr.Flori u nda nga jeta, por miqtë dhe shokët tij nuk e kanë harruar.
Sot është 38-vjetori i lindjes së tij dhe një prej miqve më të afërt Ermal Mamaqi ka zgjedhur që nëpërmjet Instagramit ti dedikojë atij një letër prekëse.
Më mori malli Flor…
Shumë pak e dinë sa humor kishe ti. Sa qeshnim. Kushedi sa muzikë do kishim bërë këto vite që mungon.
Më ka marr malli për porositë që bëje në lokal, kur ngatërroje banjon me kuzhinën. Kur merrje lypësit në makinë dhe i blije për të ngrënë. Kur qaje me këngët e Kishës. Kur e ndiqje Pastorin më shumë se çdo pjesëtar tjetër i Kishës.
Më ka marr malli për telefonatat e tua në 3 të natës dhe që pasi unë të pyesja çfarë ka ndodh që merr kaq vonë, ti ma ktheje me pyetje tjetër: – Pse sa është ora?
Më ka marr malli për videot idiote që bënim me Egin. Për koncertet, festivalet, studiot dhe kafet pa mbarim.
Sa plane mbetën përgjysmë. Sa këngë që nuk kam gjetur forcën t’i përfundoj.
Shtëpia me dru që do bënim në Dajt për fëmijët tanë.
Tashmë ti ke një nip që të ngjan më shumë ty se Albanit. I kanë vënë emrin tënd.
Kaltrina po jep shkëndijat e para që mund të eci në hapat e tua. Ndërsa Danieli bëhet çdo ditë e më i zgjuar. Dhe Blerina që vazhdon jeton me prindërit e tu, si të ishin të vetët, si atëherë…
Ma do mendja se po këndon atje lart. Ndoshta je ulur në prehërin e Zotit dhe po këndon.
Kushedi sa bukur do jetë…
Më mori malli Flor…