Kryesore 4 viktima nga Covid-19, sërish numër i lartë të infektuarish

4 viktima nga Covid-19, sërish numër i lartë të infektuarish

Shqipëria vijon të regjistrojë numër të lartë të infektuarish. Ministria e Shëndetësisë njoftoi këtë të enjte se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 155 raste të reja me Covid-19. Sërish qarku me numrin më të madh të infektimeve është Tirana me 77 raste.

Fatkeqësisht betejën me sëmundjen të enjten e humbën 4 qytetarë, 1 nga Vlora dhe 3 nga Tirana. Në 24 orët e fundit janë shëruar 58 qytetarë duke e çuar numrin total të të shëruarve në 3986.

Aktualisht në spitale po trajtohen 121 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive. Ministria e Shëndetësisë thotë se në spitalet Covid po trajtohen edhe disa pacientë që edhe pse janë negativizuar nga sëmundja vijojnë të vuajnë pasojat e saj.