Kryesore 5 viktima dhe 153 raste të reja me Covid në Shqipëri

5 viktima dhe 153 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 5 persona të prekur me koronavirus.

“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57-vjeçare nga Kruja, një 60-vjeçar nga Bulqiza, një 62-vjeçar nga Lezha, një 67-vjeçar nga Tirana një 82-vjeçar nga Elbasani. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Në 24 orët e fundit 836 testime dhe janë konfirmuar 153 raste.

Rastet ditore të identifikuara janë të shpërndara në bashkitë si vijon:

57 raste në Tiranë, 15 në Lezhë, nga 11 raste në Krujë, Fier, Pogradec, 8 në Vlorë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Lushnje, Mat, Gramsh, Patos, nga 3 raste në Mallakastër, Librazhd, nga 2 raste në Berat

57 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6888 që nga fillimi i epidemisë.

Sipas Ministrisë Shëndetësisë, situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 178 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

57 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6888 që nga fillimi i epidemisë.