Kryesore 5 viktima nga Covid në Shqipëri. Dyfishohet numri i rasteve të reja

5 viktima nga Covid në Shqipëri. Dyfishohet numri i rasteve të reja

Numri i të infektuarve me Covid-19 ka pësuar sërish rritje përgjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Kështu, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 3 727 testime të kryera dhe kanë rezultuar pozitivë 656 qytetarë.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 190 raste në Tiranë, 49 raste në Durrës, 27 raste në Elbasan dhe Vlorë, 25 raste në Krujë, 24 raste në Lushnje, 21 raste në Shkodër dhe Lezhë, 20 raste në Kavajë, 19 raste në Berat, 16 raste në Pogradec, 15 në Mallakastër, 14 raste në Kurbin, 12 raste në Fier, Mat, Sarandë, 11 raste në Dibër dhe Korçë, 9 raste në Kukës dhe Gramsh, 8 raste në Mirditë, Divjakë, Kuçovë, 7 raste në Malësi e Madhe, 6 raste në Kamzë dhe Klos, 5 raste në Vorë, 4 raste në Delvinë, Përrenjas, Bulqizë, Cërrik, 3 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Ura Vajgurore, Selenicë, Peqin, Shijak, Libohovë, Konispol, Skrapar, 2 raste në Has, Tropojë, Gjirokastër, Tepelenë, Belsh, Roskovec, Kolonjë, Patos, Poliçan, Përmet, 1 rast në Vau i Dejës”.

5 qytetarë të tjerë nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me virusin, duke ndërruar jetë.

“Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetare nga Lushnja, 1 qytetar nga Mati, të moshave 51-78 vjeç”.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 440 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 38,421 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet Covid, po trajtohen 258 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.