Bota 500 euro bonus kush kalon pushimet në Itali

500 euro bonus kush kalon pushimet në Itali

Maria Elena Boschi

Edhe pse ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë me koronavirusin, Italia ka filluar të mendojë për fatin e turizmit në sezonin veror.

Agjencitë turistike kanë propozuar një sërë masash për të inkurajuar familjet italiane të bëjnë pushime në vendin e tyre, duke ndihmuar në këtë mënyrë turizmin raporton Ansa.

“Bashkë me qeverinë jemi duke bërë një plan ku të përcaktojnë 500 euro bonus për familje”, shkruan udhëheqësja e grupit IV (Italia Viva) Maria Elena Boschi. Gjithashtu kanë kërkuar “lehtësim taksash për ata që vendosin të ristrukturojnë dhe modernizojnë biznesin e tyre të akomodimit turistik”.