Extra 7 qytete që ia vlejnë vërtetë të vizitohen

7 qytete që ia vlejnë vërtetë të vizitohen

Teksa kërkojmë vendin e ardhshëm për të kaluar pushimet, mund të bëhet pak e lodhshme të shohësh të njëjtat vende, të përsëritura në çdo listë apo klasifikim.

Gjëja e parë që të vjen ndër mend është nëse këto vende vërtetë ja vlejnë të vizitohen apo nëse ata e kanë blerë me para bujën dhe reputacionin e tyre.

Sigurisht, të gjithëve na ka ndodhur të paktën një herë në jetë të kemi shkuar diku vetëm sepse të gjithë miqtë tanë e kanë vizituar atë por fatkeqësisht mund t’i kemi pasur pritshmëritë më të larta seç duhet.

Këto 7 destinacione promovohen kudo dhe mund t’ju themi se përveçse ja vlejnë vërtetë, nuk do të keni kohë për zhgënjime apo pendesa, pasi vendin e tyre do ta ketë zënë gëzimi dhe dëshira e pakontrollueshme për të eksploruar.

1- Singapori

Po e fillojmë fuqishëm. Singapori është një vend që sigurisht i plotëson pritshmëritë tuaja.

Qyteti është i pasur me kulturë por është edhe jashtëzakonisht modern. Këtu do të gjejnë veten të pasionuarit ndaj ushqimit, veshjeve dhe arkitekturës. I përshtatshëm për të gjitha moshat, këtu nuk mbeteni asnjëherë pa diçka për të bërë.

Vende që duhen vizituar:

Muzeu ArtScience Museum – një muze në formë luleje që përbëhet nga salla me ekspozita gjithëpërfshirëse. Është gjithashtu mjaft ndërveprues për përdoruesit e rrjeteve sociale sidomos Instagram.

Parqet në gji apo Gardens by the Bay – një park i bukur me lule unike dhe një shëtitore prej xhami.

Sentosa – një udhëtim i këndshëm një-ditor për të gjithë familjen, që përfshin plazhin, një park lojërash dhe restorantin e famshëm Din Tai Fung.

Hoteli Raffles – një hotel i cili është bërë i famshëm nga disa prej shkrimtarëve botërorë më të mirë, ndër të cilët Ryu Murakami.

Arsyet përse mund të mos ju pëlqejë:

Moti – ndonjëherë mund të jetë mjaft i nxehtë dhe i lagësht, por stuhitë këtu janë epike.

Mund të jetë më i pastër seç duhet?

Çamçakëzi…është i jashtëligjshëm.

2- Osaka, Japoni

Osaka ka çdo gjë që ju do të ëndërronit në një aventurë japoneze, dhe nuk mundohet të duket aq shumë sa Tokio.

Është një qytet modern dhe i gjallë, ndërkohë që rrethinat e tij dhe rajonet përreth kanë ruajtur ende tradicionalen.

Gjëra që ja vlen t’i bëni këtu:

Ushqeni drerët në parkun Nara.

Eksploroni kulturën tradicionale japoneze në Kyoto.

Bëni pazar si vendasit – Tennoji ka çdo gjë që ju duhet, duke filluar nga antiket deri tek dyqanet bashkëkohore, tezgat në rrugë dhe tregjet nëntokësore.

Provoni pjatat më të mira në Dōtonbori. Më esencialet janë: Gyoza, Okonomiyaki, Takoyaki, Yakisoba, Yakitori, dhe Kakigori. Por kini kujdes me takoyaki-n, petullat mund të jenë vërtetë djegëse.

Arsyet përse mund të mos ju pëlqejë:

Ushqimi – Japonia ka një kuzhinë kaq të larmishme dhe emocionuese, por rrezikon mos të jetë për këdo. Një variant neutral dhe i parrezikshëm mbetet pjata me oriz dhe veze e njohur si: Omurice

3- Londër, Mbretëri e Bashkuar

Njerëzit që thonë se nuk u pëlqen Londra, e bëjnë këtë pasi mendojnë se nuk është ‘trendi’ të pranosh haptas këtë fakt. Por si mund të mos e dashurosh Londrën?

Po, probabiliteti është i lartë që të jetë kohë me shi, por qyteti ka shumë për të ofruar.

Ndodh gjithnjë diçka interesante. Ka kaq shumë distrikte të ndryshme që presin t’i eksploroni dhe jeta e natës është ndër më të mirat.

Gjëra që ja vlen t’i bëni këtu:

Eksploroni Parkun Covent dhe Neal’s Yard.

Bëni pazar në Notting Hill dhe Portobello Market.

Shihni një shfaqe teatrale në lagjen West End.

Pini diçka në mes të një xhungle tropikale tek The Mandrake Hotel.

Provoni çajin e famshëm Afternoon Tea tek Fortum & Mason.

Shpenzoni ditën duke shëtitur përreth V&A dhe muzeun e natyrës, Natural History Museum.

Blini suvenirë të ngrënshëm nga Borough Market.

Arsyet përse mund të mos ju pëlqejë:

Moti.

Vetëm moti!

4- Maldivet

Ishujt Maldive janë po aq luksozë dhe paqësorë saç mund t’i keni imagjinuar. Por, është një vend që duhet ta vizitoni të paktën një herë në jetë.

Sigurisht vendi perfekt për një muaj mjalti, por do të ishte po aq i mrekullueshëm edhe për një udhëtim mes miqsh.

Gjëra që ja vlen t’i bëni këtu:

Qëndroni në një hotel luksoz si për shembull: Lux*.

Notoni me peshkaqenët.

Relaksohuni.

Arsyet përse mund të mos ju pëlqejë:

Nëse nuk ju pëlqejnë pushimet në plazh, ky vend s’është për ju.

Mund të japë përshtypjen e një vendi tejet luksoz, diçka që nuk është e pëlqyeshme nga të gjithë.

5- San Francisko, SHBA

Jo të gjithë vendet në SHBA duken njësoj. San Francisko është një prej tyre, dhe ai e ka fituar reputacionin që ka, me forcat e tij.

Ky qyteti ka diçka për të gjithë dhe është një vend i fantastik për ata që pëlqejnë shëtitjet – jo të gjitha qytetet në SHBA janë të favorshme për këmbësorët.

Gjëra që ja vlen t’i bëni këtu:

Bëni një vizitë në ishullin dhe burgun famëkeq Alkatraz.

Shijoni supën me molusqe tek Fisherman’s Warf.

Udhëtoni me tramvajin e famshëm të qytetit.

Bëni një xhiro me biçikletë në rrugën Lombard.

Shpenzoni një pasdite në Parqet Japoneze apo Japanese Gardens.

Eksploroni dyqanet me veshje vintage dhe gjëra antike në Haight-Ashbury.

Kaloni një ditë në rajonin Napa Valley.

Arsyet përse mund të mos ju pëlqejë:

Nëse nuk ju pëlqen të kaloni pushimet në Amerikë.

Çmimet.

6- Berlin, Gjermani

Kanë kaluar 32 vite që nga rënia e Murit të Berlinit dhe ky qytet është ende në proces rikonstruktimi. Gjatë ri-dimensionimit të tij, ai është kthyer në kryeqytetin evropian më trendi, me një jetë nate kontroverse, skenë artistike të jashtëzakonshme dhe një kulturë të marri gjërave ‘qetë dhe shtruar’.

Çdokush duhet ta vizitojë Berlinin të paktën një herë në jetë, edhe nëse e vetmja gjë që ju nxit është kurioziteti.

Gjëra që ja vlen t’i bëni këtu:

Admironi artin e rrugës, sidomos tek ajo që mbetet prej Murit të Berlinit.

Bashkojuni një turi në këmbë, pa pagesë, për të përjetuar një perspektivë unike të qytetit.

Bëni një foto tek i famshmi Checkpoint Charlie.

Eksploroni muzeun Story of Berlin Museum.

Bëni homazhe tek muzeu i holokaustit Holocaust Memorial.

Arsyet përse mund të mos ju pëlqejë:

Njihet si një vend tejet progresiv dhe liberal, gjë të cilën disa njerëz mund të mos e pëlqejnë.

7- Buenos Aires, Argjentina

Buenos Aires i përmbush dhe tejkalon pritshmëritë tuaja. Një qytet i gjallë plot  me energji.

Njihet për lagjet e tij shumëngjyrëshe si La Boca apo Palermo, ëmbëlsirat me kremin e famshëm dulce de leche, si dhe kërcimin tango.

Ky qytet ka shumë pika interesante dhe është i thjeshtë për t’u eksploruar, duke përdorur sistemin e trenave nëntokësorë.

Ka parqe të shumta, dhe njëri prej tyre i cili sapo është rinovuar, Puerto Madero, ofron një mori restorantesh, muzesh dhe galerish arti.

Në Buenos Aires gjenden shumë hotele të mahnitshme, por ky është medoemos qyteti i apartamenteve të stilit ‘Air Bnb’.

Gjëra që ja vlen t’i bëni këtu:

Hani sa më shumë empanada.

Provoni verën.

Eksploroni lagjen boheme San Telmo, plot me dyqane, art, murale, restorante, doni më?

Vizitoni mauzoleumet në Recoleta Cemetery.

Kaloni ditën duke bërë pazar në Tigre, për antike dhe punime me dorë argjentinase.

Kërcejeni tango-n!

Përqafoni historinë argjentinase në Plaza de Mayo apo Sheshin e Majit

Arsyet përse mund të mos ju pëlqejë:

Disa zona janë më të rrezikshme se të tjera