Kryesore 7 të vdekur nga Covid, ulet numri i rasteve të reja

7 të vdekur nga Covid, ulet numri i rasteve të reja

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 2587 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 194 qytetarë.

Rastet e reja janë në këto bashki: 107 në Tiranë, 14 në Vlorë, 13 në Fier, 12 në Durrës, nga 6 qytetarë në Kavajë, Lushnje, Gjirokastër, Berat, 5 në Krujë, 4 në Kurbin, 3 në Dimal, nga 2 qytetarë në Sarandë, Lezhë, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Dibër, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Poliçan, Gramsh.Janë 8,433 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 172 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar.

Viktimat- Në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: tre qytetarë nga Tirana të moshave 53-79 vjeç, një qytetar nga Kruja 61 vjeç, një qytetare nga Saranda 70 vjeçe, një qytetare nga Fieri 71 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 74 vjeç.

Janë shëruar 190 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,839 që nga fillimi i epidemisë.