Rritja e numri të viktimave dhe të prekurve nga koronavirusi kanë detyruar autoritetet në Greqi të shtyjnë masat shtrënguese për të penguar përhapjen e mëtejshme të virusit deri në datën 27 prill.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë për situatën nga pandemia, Sotiris Tsiodras bëri me dija se numri i viktimave në vend u rrit me 9 në 24 orët e fundit, duke e çuar në 68 bilancin total.
Ndërkohë që numri i personave të infektuar ka kapur shifrat e 1673, me 60 raste të reja në ditën e fundit.
Mosha mesatare e personave të prekur me Covid-19 në Greqi është 66 vjeç dhe 55% e tyre janë meshkuj. Aktualisht në spitalet e vendit ndodhen 92 persona në gjendje të rëndë dhe të intubuar.