Politika Meta: Mirënjohje donatorëve që dhanë para për rindërtimin e Shqipërisë

Meta: Mirënjohje donatorëve që dhanë para për rindërtimin e Shqipërisë

Presidenti Meta reagoi menjëherë pas bilancit shumë pozitiv të donacioneve që prodhoi Konferenca Ndërkombëtare e Donatorëve.

Kreu i Shtetit shprehur mirënjohjen e thellë për solidaritetin dhe kontributin e vendeve pjesëmarrëse dhe kontribuuese mbi pasojat tragjike të tërmetit të 26 nëntorit.

“Përshëndes Konferencën e Donatorëve që po zhvillohet në Bruksel, në mbështetje të Shqipërisë, për kapërcimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar, e njëkohësisht shpreh mirënjohjen e thellë për solidaritetin dhe kontributin e vendeve pjesëmarrëse dhe kontribuese”.

Në konferencën e donatorëve këtë të hënë vendet të ndryshme të BE dhe më gjerë, ato të botës islamike dhe institucione të rëndësishme ndërkombëtare, dhanë mbi 1.15 miliardë euro ndihma për procesin e rindërtimit.