Politika Do të zëvendësohet flamuri britanik me atë shqiptar? Çfarë thotë Von der...

Do të zëvendësohet flamuri britanik me atë shqiptar? Çfarë thotë Von der Leyen

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen iu përgjigj dhe një pyetje të drejtpërdrejtë të gazetarëve për çështjen e integrimit të Shqipërisë, se nëse BE është e gatshme të zëvendësojë flamurin britanik me atë shqiptar.

Zyrtarja e lartë e BE, u shpreh se sipas saj është momenti i duhur që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të hapin bisedimet pasi sipas saj të dy vendet i kanë përmbushur detyrimet dhe tashmë është radha e Unionit Europian që të jetë i besueshëm.

“Me të njëjtin intensitet sikurse punuam për këtë konferencë do të punojmë për të shtruar rrugën e Shqipërisë drejt nisjes së bisedimeve. Do të thoja që janë disa hapa për të cilat duhet të punojmë ende, por tanimë kemi një metodologji të re që është e pranueshme, moderne, më e besueshme dhe jep kredibilitet dhe po punojmë mbi raportin për Shqipërinë. Ndaj puna jonë e radhës është që të bindim gjithkënd që në opinionin tim është momenti më i duhur që Shqipëria dhe Maqedonia të fillojnë bisedimet për anëtarësim. Ata i kanë mbajtur premtimet si vende dhe i kanë bërë të gjitha gjërat që iu kemi kërkuar dhe tani na takon ne që të jemi të besueshëm”, u shpreh presidentja e KE, Von der Leyen.