Adolfo Sormani nuk mendon aspak për derbin ndaj Tiranës që do të luhet javën e ardhshme, pasi vëmendja e tij është e gjitha te sfida e kësaj të shtune ndaj Bylisit, një kundërshtar që duhet marrë seriozisht në konsideratë. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj ballshiotëve, Sormani foli për shumë që prekin kampin e Partizanit.
Mbrojtja dhe skualifikimet nga kartonët: “Ajo që më preokupon më shumë është që skuadra të stërvitet mirë. Kartonët janë pjesë e kampionatit dhe për më tepër kemi një organikë të plotë. Duhet të mbështesim lojtarët që janë në stol, pasi jemi një skuadër”.
Derbi dhe mungesat nga kartonët: “Nuk e mendoj aspak ndeshjen me Tiranën, jemi të fokusuar për ndeshjen me Bylisin”.
Në ndeshjen e parë humbët Telushin për kartonë: “Më vjen keq, pasi unë në fokus kam ndeshjen me Bylisin. Mendoj se është një ndeshje e vështirë. Bylisi është një skuadër shumë agresive. Ne do të hyjmë në fushë me kokën ulur, do të përqendrohemi që të marrim rezultatin”.
Sulmuesit: “Më intereson të punojnë për skuadrën. Ta mbajnë skuadrën të bashkuar dhe ta zgjasin në fushë. Dua që të luajnë vetëm për skuadrën, të tjerat nuk më interesojnë. Për mua sulmuesi duhet të shkrihet me grupi, edhe kur mbrohemi të jetë aty”
Do përfitoj Partizani nga ndeshja e Kukësit me Tiranën?: “I respektoj kundërshtarët, por garën time dua ta bëj me ekipin tim. Nëse unë nuk marrë pikët, është e kot të shohë të tjerët. Për mua rezultati i sotëm nuk më intereson, por dua të bëhet një ndeshje e bukur për futbollin shqiptar”.
Tersi i “Air Albania: “Gjërat janë bërë për t’u ndryshuar. Nuk mendoj se varet nga fusha. Varet nga dëshira dhe performanca e skuadrës. Unë kam folur me klubin dhe mendoj se kemi vendosur së bashku ta zhvillojmë në “Air Albania” ndeshjen. Fusha nuk do të jetë problem, edhe pse do luhet një ndeshje sot”.