Aktualitet Dosja “Çili” nuk vjen në SPAK, e mban Gjirokastra

Dosja “Çili” nuk vjen në SPAK, e mban Gjirokastra

Prokurori i Përmetit, që vendosi arrestimin në flagrancë të Henri Çilit, kërkon në gjykatë rikthimin në qeli të tij.

Asllan Bajramaj, prokurori dhe drejtuesi i Prokurorisë së Shkallës së Parë Përmet, tha për A2 se sot në mesditë depozitoi në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, apelimin e vendimit për lirimin e Çilit me kusht, “detyrim paraqitje”.

Gjykata e Gjirokastrës ka 15 ditë kohë afat për të shqyrtuar këtë kërkesë të prokurorit. 72 orë pas arrestimit në flagrancë të Henri Çilit, gjykata vendosi lirimin e këtij të fundit me kusht, si dhe shpalli moskompetencën lëndore për çështjen.

Pikërisht, kur SPAK priste të merrte në dorëzim dosjen e tij, prokurori i rrethit vendos të shtyjë afatet e këtij dorëzimi, duke apeluar vendimin për lirimin e Çilit.