Ka nisur puna për spitalin e ri në Milano që do të jetë i gjithi në funksion të situatës emergjente nga koronavirusi. Hapësirat e reja për dhomat e terapisë intensive do të ndërtohen në ambientet e impiantit sportiv në pronësi të Universitetit Vita-Salute San Raffaele.
Deri pak javë më parë kjo godinë shërbente për salla sportive të Universitetit të Mjekësisë, konkretisht lojërat me dorë.
Por për shkak të emergjencës së madhe nga COVID-19 dhe faktit që në Lombardi ka alarm për hapësirat e terapisë intensive si pasojë e fluksit të pacienteve, u mendua që kjo strukturë të kthehej në spital.
Punimet do të mbarojnë në kohë rekord falë edhe fondeve të mbledhura në një kohë po kaq rekord nga çifti i famshëm Chiara Ferragni (sipërmarrëse, blogere dhe influencuese) dhe partneri i saj Fedez.
190 mijë njerëz që iu bashkuan fushatës së mbledhjes së fondeve kanë grumbulluar në total 3.8 milionë euro.