Kryesore Pneumologu: Pse mbajtja e maskës duke ecur ka efekt negativ

Pneumologu: Pse mbajtja e maskës duke ecur ka efekt negativ

Qytetarët kanë nisur përdorimin masiv të maskave që kur u shënua rasti i parë më koronavirus në Shqipëri. Por çfarë këshillojnë mjekët për përdorimin e tyre? Profesor Doktor Perlat Kapisyzi, pneumolog i njohur në spitalin “Shefqet Ndroqi” sqaroi në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi se maskat duhet të përdoren vetëm në ambiente të populluara dhe të mbyllura.

“Qytetarët ta mbajnë vetëm në ambiente të mbyllura, të populluara. Nëse maska nuk laget mund të rrijë me higjienë 24 orë deri në 48 orë. Kjo për njerëzit e zakonshëm, kurse për mjekët është e mira që të ndërrohet njëherë në 24 orë”, tha profesor Kapisyzi në “Përballë”.

Mjekët këshillojnë gjithashtu që qytetarët të kenë kujdes në përdorimin e maskave në mënyrë që të mos kthehen në vatër infeksioni.

“Maska efikasitetin e ka për personin që është i infektuar dhe pengon infektimin e të tjerëve, por mbajtja e maskës duke ecur është keqpërdorim. Madje maska kthehet në të kundërt. Se për shembull të bie telefoni e kap me dorë dhe e prek maskën. Maska ka kontakt me dorën, maskat janë të domosdoshme për personelin mjekësor. Mungesa për ta mund të kushtojë”, theksoi doktor Kapisyzi.