Presidenti Ilir Meta do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas dy ditësh.
I ftuar në “Open”, kreu i shtetit i bëri një ftesë publike edhe kreut të opozitës Lulzim Basha, duke nënvizuar se si pasojë e koronavirusit, duhet të ketë unitet dhe se nuk është koha për përfitime politike.
“Unitet përballë pandemisë ka qenë qasja ime që me fillimin e kësaj pandemie. Besoj që pas dy ditësh do thërras mbledhjen e Këshillit të Sigurisë ku do t’i bëj ftesë edhe z.Basha që të shprehë aty disa nga pikëpamjet e tij dhe të njihet me masat që janë marrë nga qeveria. Qasja duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Nuk është koha për të nxjerrë përfitime politike nga askush”, tha Meta.
Më tej, kreu i shtetit i konsideroi të duhurat masat e marra nga qeveria për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, ndërsa shtoi se ato mund të jenë edhe më drastike.
I ftuar në emisionin “Open”, Meta tha se edhe angazhimi i policisë dhe ushtrisë është pozitive, por shtoi me rendësi është qe aktet qe merren, të jenë në respekt me frymën e Kushtetutës.
”Masat mund të jenë edhe më drastike. Qytetarët nuk duhet te ankohen pse po merren këto masa pasi këto po merren për të mbrojtur shëndetin e çdo qytetari dhe të gjithë popullit. E rëndësishëm është qe masat te jenë sa më efikase në mënyrë që efektet e këtij kufizimi të jenë maksimale.
Unë ushtrinë e dua dhe jam i bindur që i gjithë populli e do ushtrinë. Angazhimi i ushtrisë dhe i policisë është pozitiv, pastaj për mënyrat, format dhe efikasitetin kjo është një çështje tjetër qe është menduar ne ketë mënyrë. Ne jemi ne një situate emergjente, me rendësi është qe aktet qe merren te jene ne respekt me frymën e Kushtetutës se Republikës se Shqipërisë. Ne jemi ne komunikim te vazhdueshëm zyrtar me qeverinë. Shoh një interes te përbashkët për të patur një sinergji pozitive”, u shpreh Meta.