Numri i punonjësve të shëndetësisë të infektuar me koronavirus në Spanjë është rritur në 5 400, 2 000 më shumë në 2 ditët e fundit.
Të dhënat u raportuan nga Fernando Simon, drejtor i qendrës së koordinimit të urgjencave të Ministrisë së Shëndetësisë, njofton “El Mundo”.
Sipas Simon, dy ose tri shpërthimet e para të infeksionit në spitale kanë prekur më së shumti punonjësit e shëndetësisë, si dhe ka mungesë mbrojtjeje, për shkak të problemeve globale të tregut, edhe pse po punohet maksimalisht për të zgjidhur situatën.