Dashi
Gjatë kësaj dite do të jeni mjaft të tensionuar. Në dashuri do të ketë vendosmëri. Ndërsa puna kërkon kujdes, sidomos sa i takon marrëveshjeve. Bëni mirë që të mendoni lidhur me atë që thoni.
Demi
Do të ketë një përmirësim sa i takon shëndetit fizik. Në dashuri ekziston një mundësi, edhe për ata që kanë kohë që nuk janë në një lidhje. Puna do të ecë mirë dhe ky do të jetë nju moment i rëndësishëm.
Binjakët
Mundohuni që të pushoni disi, pasi do të ndiheni pak të lodhur. Ndjenjat do të kenë rikuperim të ndjeshëm. Në punë dhe çështjet financiare duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të sqaroni disa gjëra.
Gaforrja
Në këtë moment jeni mjaft të lodhur dhe nervoz. Kjo gjë mund të reflektojë në dashuri dhe në raportin në çift. Mundohuni që të shmangni konfliktet e kota në punë.
Luani
Gjatë kësaj dite do të ndiheni pozitiv, por nuk do të mungojnë problemet. Në dashuri ka diçka të pazgjidhur, ndoshta çështje xhelozie. Ka ardhur momenti për sqarim. Në punë do të ketë probleme, por mund të vijë edhe një lajm i mirë.
Virgjëresha
Do të ketë përmirësim të ndjeshëm gjatë kësaj të mërkure, por sapo të mundeni, përpiquni që të pushoni. Raportet me të lindurit e shenjës së demit, bricjapit dhe gaforres, do të jenë të mira dhe mund të ketë projekte të frytshme. Edhe sfera profesionale do të jetë mirë, pasi ka pritshmëri të frytshme.
Peshorja
Lodhja, tensioni dhe nervozizmi janë tre karakteristikat e gjendjes shpirtërore të kësaj dite. Mundohuni që të mos përfshiheni në diskutime të kota.
Akrepi
Mund të vijë ndonjë lajm i mirë i cili do ju bëjë më të qetë. Në dashuri duhet të tregoheni të kujdesshëm, pasi mund të ketë probleme të cilat do ju bëjnë që të ndiheni të tensionuar. Propozime interesante do të ketë në punë.
Shigjetari
Kjo e mërkurë do të jetë mjaft e favorshme dhe gjatë saj do të arrini që ti shikoni gjërat më pozitivisht. Ky është momenti i duhur për takime. Në punë do të jeni më të mbrojtur.
Bricjapi
Ju pret një ditë tensionuese, ku gjatë saj gjërat nuk do të ecin siç dëshironi. Mundohuni që të mos përfshiheni në debate dhe zënka. Në punë propozimet që do të merrni, nuk do ju bindin.
Ujori
Këtë të mërkurë do e shijoni me më shumë energji, ndaj shfrytëzoheni në mënyrën e duhur dhe mos e çoni dëm. Hëna do të jetë në favorin tuaj.
Peshqit
Në dashuri, duhet të tregoni kujdes ndaj kritikave. Nga ana tjetër puna dhe bashkëpunimet do të ecin më së miri.