Aktualitet Rritet numri i viktimave dhe të infektuarve nga COVID-19 në Shqipëri

Rritet numri i viktimave dhe të infektuarve nga COVID-19 në Shqipëri

Këtë të enjte është rritur numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit në Shqipëri. Një pacient ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në Spitalin Infektiv.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se bëhet fjalë për një 78-vjeçar nga Durrësi, gjendja e të cilit ishte rëndë prej disa ditësh. Ai ishte intubuar prej 3 ditësh dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor nuk mundi të mbijetojë. Kështu numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi shkon në 16.

Ndërkohë vijon të rritet edhe numri i të infektuarve. Në 24 orët e fundit janë testuar 96 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 18 raste të reja me COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 277. Nga këta 8 raste janë fëmijë. Mosha mesatare e të infektuarve është 50 vjeç.

Siç u njoftua më herë nga kryeministri Edi Rama numri i përgjithshëm i personave të shëruar ka shkuar në 74.

Qyteti më i prekur nga COVID-19 vijon të jetë Tirana me 143 raste dhe ndiqet nga Durrësi me 30 raste.

Harta e të infektuarve:

Tiranë 143 raste

Durrës 30 raste

Lushnje 4 raste

Elbasan 8 raste

Fier 23 raste

Kavajë 6 raste

Rrogozhinë 2 raste

Korçë 16 raste

Vlorë 5 raste

Shkodër 10 raste

Lezhë 6 raste

Berat 1 rast

Has 8 raste

Krujë 5 raste

Tropojë 4 raste

Pukë 4 raste

Mirditë 2 raste.