Vota në të cilën Partia Republikane e SHBA do të emërojë Donald Trump si kandidatin e saj në zgjedhjet presidenciale këtë muaj, do të mbahet pa praninë e mediave.
Një zëdhënëse e Konventës Kombëtare Republikane përmendi rekomandime shëndetësore për të luftuar koronavirusin.
Delegatët duhet të mblidhen në Karolinën e Veriut për të emëruar zyrtarisht Presidentin aktual të SHBA Donald Trump.
Gjithsej 336 delegatë do të mblidhen në 24 gusht në Charlotte dhe do të votojnë në emër të 2,500 delegatëve zyrtarë.
Trump është kandidati i vetëm në garën për emërim nga partia dhe konfirmimi i emërimit të tij do të shënojë fillimin zyrtar të fushatës së tij zgjedhore.
“Partia operon brenda parametrave të përcaktuar nga rekomandimet lokale dhe shtetërore për numrin e njerëzve që mund të marrin pjesë në ngjarje”, shpjegoi zëdhënësi vendimin për të përjashtuar median.
Megjithatë bëhet me dije se transparenca nuk do të mungojë pasi i gjithë procesi i votimit do të transmetohet drejtpërdrejtë online.
Ky vendim shënon një ndryshim për një konventë që deri më tani ka punuar për të tërhequr vëmendjen e mediave për të marrë mesazhe të partive të transmetuara për publikun gjatë një mitingu shumë-ditor.
Trump e zhvendosi kongresin në Florida pasi guvernatori Demokratik i Karolinës së Veriut insistoi në maj për të kufizuar pjesëmarrjen për shkak të përhapjes së virusit të koronës.
Por ai hoqi dorë nga Florida pasi numri i të infektuarve në atë shtet filloi të rritet.