Bota Ulen rastet e reja me Covid-19 në Itali. Tetë të vdekur, të...

Ulen rastet e reja me Covid-19 në Itali. Tetë të vdekur, të gjithë në Lombardi

Janë 239 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit në Itali, në ulje në krahasim me një ditë më parë (dje ishin 295). Sipas të dhënave të ministrisë italiane të Shëndetësisë janë 8 viktima (dje ishin 5), të gjitha në Lombardi.

Asnjë rajon nuk ka regjistruar zero raste. Më shumë infeksione janë regjistruar në Emilia Romanja (+49), Lombardi (+38) dhe Veneto (+45).  Janë 200.460 (+231 në krahasim me dje) personat e shëruar nga Covid në Itali që nga fillimi i epidemisë.