Një adoleshent italian i lindur në Britani, i cili ia dedikoi jetën e tij të shkurtër përhapjes së besimit online dhe ndihmës ndaj të varfërve është lumturuar të dielën në një ceremoni të Kishës Katolike në Vatikan.
Gjeniu i kompjuterëve Carlo Acutis ndërroi jetë në moshën 15-vjeçare nga leucemia dhe u vendos në rrugëtimin e shenjtërimit pasi Vatikani vendosi se ai i kishte shpëtuar jetën një djali tjetër. Me ceremoninë e sotme në Vatikan, Acutis është shumë pranë kthimit në shenjtin më të ri të mijëvjeçarit.
Ceremonia u mbajt në Assissi, shtëpinë e idhullit të djaloshit Shën Francis, i cili ua dedikoi jetën të varfërve dhe u ndoq përmes ekraneve të mëdhenj nga mijëra njerëz.