Kosova nuk ka shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi këtë të shtunë.
Në 24 orët e fundit, janë testuar 981 persona, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 148, një rritje e ndjeshme krahasuar me një ditë më parë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se numri total i rasteve pozitive është 16.754, ndërsa numri i rasteve aktive është 1485.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 56 pacientë, për një total prej 14.617 pacientësh të shëruar.