Pasi u shërua nga COVID-i, Kryepeshkopi Janullatos është treguar kritik me ata që ende nuk besojnë te ky virus.
“Ata që vënë në dyshim faktet tronditëse të pandemisë me sa duket janë prekur nga një tjetër sëmundje serioze, të identifikuar me thënien e lashtë: ‘Nuk më bind dhe nëse më bind’.
Debati publik duhet të jetë krijues, ai kërkon njohuri serioze, përgjegjësi dhe maturi. Polarizimi është një formë e majisjes dhe prishjes.
Unë e kuptoj zemërimin, por ne duhet të shmangim dëshpërimin”, tha kreu i Kishës Ortodokse Shqiptare për mediat e Athinës, atje ku dhe u kurua.
Duke rrëfyer përjetimet e tij me sëmundjen, Janullatos tha se kishte provuar një ndjenjë arkivoli.
“Nuk ndjeva frikë, vetëm një shqetësim të paprovuar më parë. Unë kam kaluar shumë sëmundje në jetën time, por kjo ishte një aventurë në një terren të panjohur.
Kur më futën në kapsulë kisha përshtypjen se po hyja në një arkivol.
Në atë moment gjeta përsëri strehë në të vërtetat që gjithmonë më kanë mbështetur në jetën time“, tha kleriku i lartë ortodoks.