Një sezon për t’u harruar sa më shpejt. Sikur të mos mjaftonte ecuria e dobët me Liverpoolin në Premier League dhe forma jo e mirë e shfaqur nga vetë ai mes shtyllave, Alisson Becker ka marrë një goditje akoma më të rëndë, pasi ka humbur babain e tij në mënyrë të papritur. 57-vjeçari u gjet i mbytur në një digë, ndërsa po notonte në një lum të Rio Grande do Sul, shtet brazilian kufitar me Argjentinën dhe Uruguain.
Lajmi për ndarjen nga jeta të babait gardianit të Liverpoolit është konfirmuar edhe nga klubi i Sao Paolos nëpërmjet një njoftimi zyrtar në “Twitter”.
“Me shumë keqardhje ekipi i Sao Paulos merr lajmin e trishtuar për vdekjen e Jose Agostinho Becker, babait të portierëve, Alisson dhe Muriel”, shkruhet në njoftimin e klubit paulistë.