Bota Vrau burrin me cianur që të qëndronte me të dashurin, arrestohet pas...

Vrau burrin me cianur që të qëndronte me të dashurin, arrestohet pas rrëfimit të këtij të fundit

Viktima

Zbardhet një histori e tmerrshme në Itali, ku një grua vrau burrin e saj me cianur në mënyrë që të qëndronte me të dashurin e saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Termini dy vite më parë dhe tashmë policia ka vënë në pranga 36 vjeçaren Loredana Graziano, nën akuzën se ka organizuar vrasjen e ish bashkëshortit të saj.

Denoncimi u bë pikërisht nga ish i dashuri, i cili vendosi të rrëfejë ngjarjen thriller që çoi në zhvarrosjen e trupit të Sebastiano Rosella Musico pas dy vitesh dhe kryerjen e një autopsie.

Ish i dashur tregoi tek karabinierët se Loredana kishte përdorur cianur “për të hequr qafe” ish-bashkëshortin e saj.

Pas këtyre deklaratave shokuese dhe autopsisë u arrit të vërtetohej se Sebastiano nuk kishte vdekur për shkaqe natyrore, gjë që çoi në arrestimin e 36-vjeçares.

Mësohet se ish i dashuri i Loredanës vendosi të hakmerrej ndaj saj pas ndarjes dhe urdhrit të mbrojtjes që ajo kishte marrë për ta mbajtur larg.