Kandidatet e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike në Sarandë kanë dhënë një shembull qytetarie. Anila Denaj, e cila është edhe ministre e Financave, është përqafuar dhe përshëndetur me rivalen e saj demokrate Ina Zhupa.
Partia Socialiste ka rezultuar fituese në bashkinë e Sarandës, pjesë e qarkut të Vlorës, me 52.51 % të votave. Forcë e dytë në këtë bashki ka dalë Partia Demokratike me 33.89%.
Procesi i numërimit të votave është mbyllur ndryshe nga zakonisht, me një shtrëngim duarsh dhe përqafim qytetarie nga kandidatet e PS dhe PD, Anila Denaj dhe Ina Zhupa.
Denaj, aktualisht ministre në detyrë e Financave është e katërta në listën e socialistëve, ndërsa Ina Zhupa renditet e dyta në listën e demokratëve për qarkun Vlorë.
Përqafimi i dy kandidateve është shoqëruar me duartrokitje nga aktivistët e pranishëm në qendrën e numërimit.