Ashtu siç ishte lajmëruar edhe më herët gjatë kësaj javë, OBSH ka dalë me një deklaratë në lidhje me vaksinën kineze të prodhuara nga kompania Sinovac.
Sipas ekspertëve të OBSH, vaksina antiCovid e prodhuar nga Sinovac Biotech e Kinës është e sigurt dhe efektive në parandalimin e sëmundjes së koronavirusit tek të rriturit nën 60 vjeç.
Përfundimi është arritur nga Grupi Strategjik Këshillimor i Ekspertëve i OBSH-së mbi Imunizimin (SAGE), pasi vlerësoi vaksinën Sinovac që kaloi 3 fazat e provave klinike në Kinë, Brazil, Indonezi, Turqi dhe Kili.
“Ne jemi shumë të sigurt se dy doza të CoronaVac janë efikase në parandalimin e COVID-19 tek të rriturit”, tha SAGE në një raport vlerësimi të postuar në faqen e internetit të OBSH.