Mbretëresha Elizabeth II, e cila mbushi 95 vjeç prillin e kaluar, refuzoi me mirësjellje, por me vendosmëri një çmim që i ishte caktuar për arsye moshe, duke e bërë të qartë se ajo nuk ndihej e moshuar. Kjo u raportua nga revista “The Oldie”, një botim i rezervuar për botën e të moshuarve, i cili çdo vit jep çmimin në fjalë, të titulluar “Oldie of the Year” ose në shqip “E moshuara e vitit”.
Muajt e fundit, menaxhmenti i revistës iu drejtua sovranes, përmes kanaleve të gjykatës, për ta pyetur me respekt nëse ishte e gatshme të pranonte çmimin, që u refuzua me një argumentim.
“Madhëria e saj beson se njeriu plaket kur do vetë, kështu që Mbretëresha nuk beson se i plotëson kriteret përkatëse që të pranojë çmimin dhe shpreson që të gjendet personi i denjë për këtë çmim”, thuhej në letrën e ndihmësit të Mbretëreshës Elizabeth, dërguar revistës Oldie.
Prandaj, Mbretëresha, e cila ka kaluar gati 70 vjet në fron, nuk beson se ajo i plotëson kriteret “e parashikuara për marrjen e një çmimi dhe shpreson se do të gjejë një marrës më të përshtatshëm”.
Mesa duket Mbretëresha Elizabeth II ndjek gjurmët e bashkëshortit, Princit Philip i cili u nda nga jeta në Prill të këtij viti në moshën 99-vjeçare. 10 vite më parë, atij iu dha i njëjti çmim por edhe ai e refuzoi.
Marrësi i identifikuar në fund nga revista është artistja e famshme franko-amerikane e kinemasë hollivudiane, Leslie Caron, e cila është 90 vjeç, pesë më pak se Mbretëresha Elizabeth.