Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të fundit të Sali Berishës, duke thënë se ish-kryeministri është kthyer në një “tub oksigjeni” për kryeministrin Edi Rama.
Basha u shpreh se “koha e Sali Berishës ka mbaruar.
Nga selia blu, Basha ka dhënë një përgjigje edhe për Belind Këlliçin, i cili iu bashkua të shtunës Foltores së Berishës, si dhe për Forumin Rinor të Partisë Demokratike, duke thënë se ka marrë fund koha kur përdoreshin forumet e partisë për interesa personale.
“Koha e Sali Berishës ka mbaruar. Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara dhe përdorimit të PD-së dhe forumeve të saj për interesa personale.
Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD-në në një bunker për interesat personale të Sali Berishës.
Partia Demokratike ka lindur si një aspiratë e popullit shqiptar për liri dhe demokraci, dhe është shpresa e shqiptarëve për të zgjidhur hallet e tyre të shumta. Dhe halli me i madh i shqiptarëve sot është regjimi i Edi Ramës
Prej javësh, me zdërhalljet e tij Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Rames. Unë jam i vendosur t’ja këpus këtë edhe këtë tub oksigjeni për regjimin Edi Ramës”, deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha nga selia e PD.