Horoskopi Horoskopi, e hënë 3 janar 2022

Horoskopi, e hënë 3 janar 2022

DASHI

Sipas horoskopit të Paolo Fox, Hëna do të jetë ende kundër. Pritet një fillim mjaft i dobët i javës, pak si e gjithë java. Angazhime të shumta familjare, disa shqetësime të ekzagjeruara në punë, nuk do e keni të lehtë të ruani qetësinë.

DEMI

Do të jetë një ditë shumë interesante, veçanërisht në dashuri. Në 24 orët e ardhshme, në fakt do të keni një qiell të respektueshëm me Hënën, Diellin dhe Venusin në një aspekt të favorshëm, Jupiterin sërish aktiv. Takimet, kontaktet e reja, marrëdhëniet, projektet në çift do të favorizohen.

BINJAKËT

E hëna do të jetë një ditë mjaft interesante, sigurisht më e mirë se ditët e shkuara. Fatkeqësisht, puna juaj në janar do të vazhdojë me lëvizje të ngadalta, do t’ju duhet durim, nëse nuk i shihni gjërat të zhbllokohen brenda natës. Edhe në dashuri do të duhet të tregoheni më të kujdesshëm, sidomos nëse në të kaluarën ka pasur mosmarrëveshje në çift.

GAFORRJA

Siç e parashikon horoskopi i Paolo Fox, do të jetë një ditë tjetër për t’u marrë me pak rezerva, për shkak të asaj Hëne në kundërshtim. Nëse nuk i kushtoni vëmendje të veçantë, rrezikoni të pushtoheni nga një shqetësim i brendshëm, nga një sëmundje emocionale që ju mundon prej një farë kohe. Do të jetë e rëndësishme të filloni të ndërtoni një ekuilibër të ri, një qendër të re.

LUANI

E hëna premton të jetë një ditë me forcë të madhe, pak si ato të përjetuara deri tani. Duhet të përfitoni prej saj, të punoni për diçka të re, të fokusoheni në projekte të reja në funksion të një viti që do t’ju japë shumë kënaqësi. Kohë e mirë edhe për dashurinë.

VIRGJËRESHA

Ju pret një fillim jave shumë premtues, falë Hënës, Diellit dhe Venusit në pamje të shkëlqyer. Është një periudhë që ndihmon paqen në dashuri, afrimet: duhet të përfitoni prej saj! Në planin e punës nuk do keni probleme të mëdha, por do ishte më mirë të mos rrezikoni. Shfrytëzojeni janarin dhe shkurtin për të përfunduar angazhimet e nisura në 2021.

PESHORJA

Sipas parashikimeve yjore të Paolo Fox, java do të nisë paksa e qetë. Hëna në aspektin e kundërt mund të rrisë reflektimet tuaja, mendimet tuaja. Është koha për të ndaluar, reflektuar dhe marrë vendime të guximshme. Përfundoni marrëdhëniet që nuk ju bëjnë të ndiheni më mirë.

AKREPI

Do të keni një qiell shumë të fortë për të mbështetur dashurinë dhe punën. Jeni duke përjetuar një moment shumë stimulues nga pikëpamja sentimentale. Edhe ata që janë vetëm prej kohësh po rizbulojnë pasionin e tyre, emocione që nuk i kanë ndjerë prej kohësh. Në planin e punës keni shumë ide në mendje dhe më pak vështirësi se vitin e kaluar.

SHIGJETARI

E hëna do jetë një ditë shumë e mirë. Tashmë keni gjetur entuziazmin e zakonshëm, dëshirën për t’u rikthyer në lojë, duke punuar në një projekt të ri ambicioz. 2022 do t’ju lejojë të arrini rezultate të paimagjinueshme: do të nevojitet besim dhe përkushtim, kënaqësia do të vijë!

BRICJAPI

Këtë fillim jave, Hëna do të jetë ende në shenjën tuaj. Një 24 orësh shumë intrigues ju pret, si pjesa tjetër e muajit. Janari dhe shkurti do të jenë dy muaj që mund t’ju ofrojnë mundësi të reja, si në punë ashtu edhe në dashuri. Ju duhet të shfrytëzoni sa më shumë prej tyre.

UJORI

Do të keni një dëshirë në rritje për të filluar të bëni plane të reja për të ardhmen. Nëse nga njëra anë dëshironi thellësisht diçka të re, stimuluese, ndoshta edhe pak transgresive, nga ana tjetër do të ndjeni nevojën për të mbajtur këmbët fort në tokë. Ju do të duhet të gjeni terrenin e duhur diku në mes. Kujdes për paratë!

PESHQIT

Do të keni një qiell të bukur për t’ju mbështetur. Hëna, Dielli dhe Venusi në aspekt të mirë, Jupiteri dhe Neptuni në shenjë. Është koha të filloni të bëni plane për muajt e ardhshëm. Ju duhet t’i përdorni këto municione për të ndërtuar për të ardhmen. Lajme emocionuese në horizont.