Kryesore FOTO/ Rama pi kafe qetësisht pak metra larg protestës

FOTO/ Rama pi kafe qetësisht pak metra larg protestës

Kryeministri Rama është kthyer pas një vizite disa ditore nga Kosova dhe është ulur një i qetë këtë të diel në Hotel Rogner, vetëm pak metra larg protestës që po zhvillohet nga Partia Demokratike përballë zyrës së tij në Kryeministri.

Siç shikohet edhe në këtë foto të siguruar nga opinion.al, Kryeministri po shijon i qetë kafenë e mëngjesit pa u bezdisur nga protestuesit që kërkojnë me ngulm dorëheqjen e tij.

Rama shfaqet në këtë foto në krah të deputetit Aqif Rakipi.

Hera e fundit ku kryeministri Rama është shfaqur në publik me deputetin Aqif Rakipi, ishte në kohën e reformës në drejtësi, kur Rama flitej se po kërkonte mes deputetësh numrin 71 për një qeveri LSI-në e Ilir Metës.