Gjykata caktoi sot masën e sigurisë detyrim me paraqitje për Ervin Matën.
I shpallur në kërkim për vrasjen e ndodhur në një lokal në zonën e Bllokut, në Tiranë, i fejuari i Elvana Gjatës u vetëdorëzua mbrëmjen e së premtes 1 mars 2019.
Prokuroria kërkoi “arrest me burg”. Vetë Mata nuk ka qenë i pranishëm në seancën e rivlerësimit të masës së sigurisë.
Mbi 31-vjeçarin rëndon akuzua e vrasjes në rrethana të cilësuara të mbetura në tentative të kryer në bashkëpunim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake. Por burimet thonë se në dëshminë e dhënë në polici ai ka mohuar të ketë qenë ai që ka qëlluar.
Grupi i Ervis Martinajt u përplas me armë zjarri me grupin e Ervin Matës.
Nga grupi i tij, Martinaj dhe Hato u plagosën, ndërsa Fabjol Gaxha u qëllua për vdekje nga ish-komandoja Mervjol Bilo, i cili është ende në kërkim.
Sipas prokurorisë shkak për përplasjen mes dy grupeve që përfundoi me vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve është bërë këngëtarja, e cila ishte ngacmuar nga një prej grupit të Martinajt, veprim ky që ishte parë nga Mata.
Në lidhje me ngjarjen është pyetur nga policia edhe vetë këngëtarja, e cila ka sqaruar pozicionin e saj në ngjarje dhe ngacmimin që i ishte bërë pak minuta para ngjarjes nga viktima Fabjol Gaxha