Moderatorja bukuroshe Kejvina Kthella u bë pjesë e emisionit “Xing me Ermalin” në vitin 2017-të.
Shpeshherë ajo është në qendër të mediave rozë për paraqitjet e saj seksi në ekranin e televizionit “Klan”, por jo vetëm.
Mirëpo, së fundmi kudo në media po qarkullon lajmi se velina bionde nuk është më pjesë e emisionit të moderuar nga Ermal Mamaqi.
“Xing.al” raporton se Kejvina e ka braktisur emisionin në mes të sezonit si pasojë e një konflikti me moderatorin Ermal Mamaqi.
Por cila është arsyeja?
“Shkak është bërë fakti që ajo nuk ka marrë vëmendjen dhe dedikimin e duhur nga Ermal Mamaqi”, shkruan “Xing.al.”
Në këtë pikë, mesa duket Kejvina ndan të njëjtin fat me Rashel Kolanecin, pasi rikujtojmë se edhe ajo e braktisi emisionin në mes të sezonit.