Shumica e deputetëve të opozitës së re kanë bashkuar votat me mazhorancën në seancën e fundit plenare për të miratuar 3 projekt ligjet në rendin e ditës, njëri prej të cilëve ishte ai për nxitjen e punësimit.
Kundër votuan vetëm Ylli Shehi dhe Alban Zeneli.
Ndërsa Lefter Maliqi zgjodhi të abstenojë.
Ndër deputetët e rinj të opozitës, mungonte Edlira Hyseni e Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Votimi i seancës së sotme parlamentare nxori në pah dakordësinë e arritur midis shumicës së deputetëve të opozitës së re dhe atyre të mazhorancës.