Legjenda e bodybuilding me famë ndërkombëtare, Kevin Levrone, ishte i ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon.
Prej dy ditësh ai ka mbërritur në Shqipëri, me qëllimin e vetëm për të këshilluar të rinjtë se si të ushqehen shëndetshëm dhe si të kujdesen që të kenë një jetë aktive.
Kevin pranoi se është hera e parë që e viziton Shqipërinë dhe ka ngelur tej mase i kënaqur, jo vetëm nga mikpritja e njerëzve, por edhe nga vetë klima dhe natyra shqiptare.
Kampioni 53 vjeçar i bodybuilding tregoi se është dashuruar me ushqimin shqiptar, madje ka shtuar rreth 4 kilogramë gjatë qëndrimit të tij dy ditor.
Ndërkohë, Kevin ndau në studio historinë e tij të suksesshme në këtë sport, duke rrëfyer fillimet dhe rrugëtimin e tij.
Gjithashtu ai u bë pjesë e disa lojërave mjaft interesante, që zbuluan edhe profilin e tij si një këngëtar mjaft i mirë, por mbi të gjitha vërtetuan se Kevin është një njeri jashtëzakonisht i thjeshtë dhe sportiv.