Tirana zyrtare nuk ka reaguar ndaj akuzave të drejtpërdrejta që vijnë nga Maqedonia se ajo ka ndërhyrë në punët e brendshme të vendit fqinj me hartimin e platformës shqiptare.
Në ministrinë e Jashtme po mbahet një mbledhje ku po diskutohet për zhvillimet e fundit në Maqedoni, por ende nuk dihet nëse do të ketë një reagim zyrtar.
Marrëveshja mes LSMD –se dhe BDI –se është mbështetur në platformën e partive shqiptare, te cilat kërkuan arritjen e barazisë së plotë në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën, zbatimin e multi -etnicitetit në Kushtetutë, ku shqiptarët te njihen si popullsi shtet-formuese, arritjen e barazisë së plotë gjuhësore, me përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e qeverisjes apo një debat gjithëpërfshirës mbi flamurin, himnin dhe stemën shtetërore të Republikës së Maqedonisë në mënyrë që simbolet shtetërore të reflektojnë multietnicitetin shoqëror dhe barazinë etnike.