Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, eurodeputeti Knut Fleckenstein ka qenë pjesë e takimit të zhvilluar sot me kryeministrin Edi Rama dhe me kryetaren e SPD, Andrea Nahles.
Ai u shpreh se objektiva e takimit ishte hapja e negociatave në qershor për Shqipërinë.
“Patëm një diskutim të mirë për nevojën për të nisur hapjen e negociatave me Shqipërinë në qershor. Një objektiv i qartë dhe i përbashkët i Shqipërisë dhe Bashkimit Europian!”, është shprehur Fleckenstein.