Kuriozitete A duhet të shqetësohemi se një asteroid me diametër 300m mund të...

A duhet të shqetësohemi se një asteroid me diametër 300m mund të përplaset me Tokën

Një teleskop zbulon një asteroid me diametër midis 100 dhe 300 metra që kalon përmes sistemit tonë diellor me shpejtësi 14 kilometra në sekondë dhe ndodhet në një distancë 57 milionë kilometra larg Tokës.

Astronomët vlerësojnë se ka një për qind rrezik që asteroidi të përplaset me planetin tonë më 27 prill 2027.

Është ky skenar potencial katastrofik që detyroi 300 astronomë, shkencëtarë, inxhinierë dhe ekspertë të emergjencave të diskutojnë mes tyre në periferi të Uashingtonit rreth rrezikut, një përpjekja e katërt ndërkombëtare kjo që nga viti 2013.

“Ne duhet të sigurohemi që njerëzit të kuptojnë se kjo nuk është film i Hollivudit”, tha administratori i NASA-s Jim Bridenstine pasi hapi Konferencën e gjashtë të Mbrojtjes Planetare Ndërkombëtare në kampusin e Universitetit të Marylandit në College Park.

Vendet e përfaqësuara janë Kina, Franca, Gjermania, Izraeli, Italia, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.

Ideja që një ditë planeti Tokë duhet të mbrohet nga një asteroid është edhe sfida e ekspertëve.

Një meteor që shpërtheu në atmosferë mbi Rusinë më 15 shkurt 2013, ndihmoi t’i jepet fund hamendësimeve dhe paniku të mbetet evident.

Atë mëngjes, një asteroid me diametër 65 metra u shfaq nga askundi mbi Uralet jugore, duke shpërthyer 14 kilometra mbi qytetin e Chelyabinsk me forcë të tillë që shkatërroi dritaret e mijëra ndërtesave.

Një mijë njerëz u plagosën nga copëzat.

Astronomët pohojnë se rreth 700 deri më tani këtë vit, janë identifikuar në hapësirë nga Zyra e Koordinimit të Mbrojtjes Planetare të NASA-s, e krijuar në vitin 2016.

Ndër më të rrezikshmet është një shkëmb me emrin 2000SG344: me diametër 165 metra, me një shans konkret se mund ta godasë Tokën brenda njëqind viteve.

ESA ka ndërtuar një teleskop për këtë qëllim në Spanjë dhe po planifikon të tjerë në Kili dhe Sicili.

Shumë astronomë po kërkojnë një teleskop hapësirë, sepse teleskopët tokësorë nuk janë në gjendje të zbulojnë objekte në anën tjetër të Diellit.