Sun Tzu pa dyshim është një nga strategët ushtarakë kinezë më të famshëm në histori, kryesisht i njohur për “Arti i Luftës”, një traktat mbi strategjinë ushtarake.
Kjo vepër la trashëgiminë e tij një figurë legjendare në historinë e ushtrisë kineze dhe vazhdon të ketë një impakt domethënës në historinë dhe kulturën globale.
Gjeneral kinez jetoi në shekullin e 4-t para lindjes së Krishtit. Nga historia dihet shumë pak për aktet heroike në luftë të Sun Tzu-it, por kaq i pasionuar ka qenë pas luftës, sa ka shkruar “Arti i luftës”, libri i strategjive të luftës më i mirë që është shkruar ndonjëherë. Ky libër i hershëm është kthyer në manualin e shumë prej taktikave të luftës moderne.
Mësimet: Këshillat e “Arti i luftës” për manovrimin e ushtrive të mëdha dhe taktikat e shumta janë përdorur nga kushdo, që nga Mao Zedung deri tek Napoleoni, si dhe në fushën e biznesit të epokës moderne nga shumë sipërmarrës të suksesshëm. Citati i luftës: “Nëse i njihni armiqtë dhe e njihni veten, nuk do të rrezikoni as një 100 beteja”.
Më poshtë keni 30 thënie të Sun Tzu që të ndihmojnë të arrish gjithçka në jetë.
1 – Një vend që ka përfituar nga lufta e zgjatur nuk është shembull.
2 – E gjithë lufta është bazuar në mashtrim. Pra, kur të sulmojmë, duhet të dukemi sikur s’jemi të aftë. Kur të përdorim forcat tona, duhet të dukemi joaktivë, kur të jemi afër, duhet të dukemi sikur jemi larg. Dhe kur jemi larg duhet t’i bëjmë të besojnë se jemi afër.
3 – Nëse e njeh armikun dhe e njeh veten, nuk duhet të frikësohesh nga rezultati i qindra betejave. Kur njeh veten por jo armikun, për çdo fitore duhet të vuani një humbje. Nëse s’njeh as veten as armikun, duhet të jepesh në çdo betejë.
4 – Jini jashtëzakonisht misteriozë, deri në pikën e fundit të qetësisë. Kështu mund të jesh drejtor i fatit të kundërshtarit.
5 – Angazhoji njerëzit me atë çka ata presin, për ato gjëra që ato janë në gjendje të përshtaten.
6 – Për të njohur armikun, duhet të bëhesh armiku i vetes.
7 – Luftëtarët fitimtarë fitojnë në fillim e më pas shkojnë në luftë, ndërsa luftëtarët e mundur shkojnë në fillim në luftë dhe më pas kërkojnë fitoren.
8 – Strategjitë pa taktika janë rruga më e ngadaltë drejt fitores. Taktikat pa strategji janë zhurmë përpara humbjes.
9 – Lëviz shpejt si era, dhe në formacion si drutë. Sulmi si zjarri dhe vazhdo të mbetesh një mal.
10 – Fitorja më e madhe është ajo që nuk kërkon betejë.
11 – Trajtoi trupat e tu sikur të jenë djemtë e tu të dashur. Dhe ata do t’ju ndjekin deri në luginën më të thellë.
12 – Kur janë të fortë, shmangini. Nëse kanë moral të lartë, mposhti. Nëse janë të qetë, shqetësojë. Nëse janë të bashkuar, ndaji. Sulmo pikat e dobëta.
13 – Lërini planet tuaja të jenë të errët e të padepërtueshëm si nata, dhe kur lëvizni ato të bien si vetëtima.
14 – Njih vetveten dhe do fitosh të gjitha betejat.
15 – Ka 5 gjëra thelbësore për fitoren. Fiton ai që di kur të luftojë dhe kur jo. Fiton ai që di si të merret si me forcat superior ashtu dhe me ato inferiore. Fiton ai ushtria e të cilit ka të njëjtin shpirt në të gjitha radhët. Fiton ai që i përgatitur kërkon ta kapë armikun të papërgatitur. Fiton ai që ka kapacitet të madh ushtarak dhe që nuk ndërhyhet nga sovrani.
16 – Mundësitë shumohen ndërkohë që krijohen.
17 – 5 nota muzikore veç e veç nuk bëjnë asgjë, së bashku dhurojnë një melodi. 5 ngjyra veç janë thjesht ngjyra. Të kombinuara ata prodhojnë më shumë shkëlqim.
18 – Kur armiku relaksohet, prishi qetësinë. Kur ndjehen mirë, sulmoji.
19 – Nëse në mendje ekziston dëshira, çdo gjë mund të arrihet.
20 – Arti suprem i luftës është të mposhtësh armikun pa luftuar.
21 – Një lider udhëheq me shembull jo me forcë.
22 – Mbaji miqtë afër, por armiqtë edhe më afër.23 – Duku i dobët kur je i fortë, dhe i fortë kur je i dobët.24 – Beso në vetvete.
25 – Qëllimi i luftës është paqja.25- Strategjia pa taktika është rruga më e ngadaltë për fitore. Taktikat pa strategji janë zhurma para mposhtjes.
25- Mendohuni mirë dhe me maturi para se të bëni një lëvizje.
26- Mosbërja e gabimeve është ajo që themelon sigurinë e fitores.27- Nuk ekziston asnjë shembull i ndonjë shteti që doli i fituar nga një luftë që zgjati shumë.
28- Të filloni me brohoritje luftën dhe më pas të trembeni nga fuqia e armikut , kjo tregon një mungesë të madhe informacionesh.
29- Zotësia më e madhe në luftë është të nënshtrosh armikun pa luftuar.
30- E tërë lufta është dinakëri.