Një ditë përpara protestës së opozitës, Ambasada Amerikane në Shqipëri u ka bërë thirrje shtetasve të saj, që të shmangin zonat ku pritet të zhvillohet ky tubim.
Në një postim të publikuar në faqen e tyre zyrtare, Ambasada, duke iu referuar protestave të kaluara, njofton qytetarët që nga ora 19:00 deri në një kohë të pacaktuar të mos kalojnë në institucionet kryesore të vendit.
“Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit më 8 qershor 2019, duke filluar rreth orës 7:00 të pasdites. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë.
Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjes janë drejtuar për të shmangur të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi.
Ndërtesa e Parlamentit (Tiranë) Zyra e Kryeministrit (Tirana) Ndërtesa të tjera qeveritare (Tiranë)”, shkruan Ambasada.
Të shtunën, më 8 qershor, opozita e bashkuar do të mblidhet në protestën e 8 kombëtare, qëllimi i së cilës është rrëzimi i qeverisë Rama dhe krijimi i një qeveria tranzitore që do të mundësonte sipas tyre, zgjedhje të lira dhe të ndershme.