Në fillim të qershorit Korça u trondit nga një tërmet i fuqishëm.
Sipas informacioneve të përcjella nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile,u evidentuan çarje muresh, shembje çatie dhe shembje suvash, në fshatrat Floq, Dvoran, Qafëzezë dhe Vidohovë.
Shumë njerëz i frikësuan dhe për të ditë të tëra qindra familje kanë e kanë kaluar natën në çadra.
Gjatë këtyre ditëve janë ndërmarr një sërë aktivitetesh për t’u ardhur sado pak në ndihmë familjeve të dëmtuara.
Një prej tyre ishte realizimi i një koncerti bamirësie nga vëllezërit korçar i cili u mbajt në 13 qershor tek sheshi pranë Katedrales në Korçë.
Ndërkohë një tjetër aktivitet do të mbahet në Tiranë shumë shpejt.
Tre zonja korçare, pjesë e familjeve që janë dëmtuar nga tërmeti, do të vijnë në datën 24 Qershor në kryeqytet, dhe me ndihmën e disa shefave të njohur kuzhine t do të gatuajnë në ambientet e Qendrës Rajonale Rinore në kryeqytet.
Të gjitha të ardhurat që do të mblidhen nga ky event bamirësie do të shkojnë për këto familje të cilat janë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.
Ndaj, nëse nuk ke diçka më të mirë për të bërë në datën 24 Qershor, rezervo një biletë për këtë aktivitet dhe ndihmo këto familje të dëmtuara.